Aksidenti i rëndë i mori jetën djalit të biznesmenit nga Durrësi

Aksidenti i rëndë i mori jetën djalit të biznesmenit nga Durrësi

346
0
Shares

Një aksident i rëndë i natës së të enjtes në autostradën Tiranë-Durrës, i ka marrë jetën një të riu 18 vjeç, djali i një biznesmeni nga Durrësi.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës, ka gjetur vdekjen 18-vjeçari Arlis Troplini.

“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia e Tiranës.

Arlis është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i një restoranti në nkë zonë shumë të frekuentuar në Durrës.

Ndërkaq Arlis ka qenë pjesë e një universiteti privat në Tiranë, Western Balkans. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY