Kodet e mbetjeve toksike i ndërroi dogana. Berisha akuza të drejtëpërdrejtë për...

Kodet e mbetjeve toksike i ndërroi dogana. Berisha akuza të drejtëpërdrejtë për Gazhelin

91
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ndërsa komentoi transportin ‘ilegal’ të mbetjeve tha se dogana shqiptare falsifikoi kodet, vendosi kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike.

“A ka akt falsifikimi më të madh, a ka akt kërcënimi më të madh për qytetarët shqiptarë, rrezikimin më të madh të jetës dhe shtetit të tyre, se sa institucionet zyrtare të ndryshojnë kode dhe të vendosin kodet e lëndëve jo toksike në ngarkesat e lëndëve toksike.
Kjo do të thotë të vendosësh etiketën e sheqerit, të orizit, aty ku është helmi, ku janë toksinat dhe krim më makabër se ky nuk mund të bëhet. Kjo praktikë e padëgjuar ndonjëherë, kjo praktikë u zbatua në rastin e kontenierëve të cilëve ju ndryshua kodi.
Nga lëndë toksike që përmbanin, në lëndë jo toksike dhe këtë e bëri institucioni shtetëror doganë”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se ndryshimin e kodeve e ka bërë kreu i doganave Gazheli, i cili pyet vetëm Edi Ramën dhe askënd tjetër

“Ndryshimin e kodeve e ka bërë dogana, por kush është kreu i doganave. Kreu i doganave është ish-bashkëvjedhësi i Edi Ramës, financieri i partisë së krimit, Gazheli.
Do ta akuzoja me forcën më të madhe ish-ministrin që e shkarkuan, por nuk e bëj se Gazheli atë e kishte vartës, nuk e pyeste se është i gjallë. Gazheli pyet vetëm një njeri në Shqipëri, ai pyet Edi Ramën.
Aktin nuk mund ta bënte kurrë me porosi të njeriu tjetër, përveç Edi Ramës.
Sot në media kanë qarkulluar emrat e disa biznesgrave. Ato janë Gugallet, Zotot, Mërtirët e helmeve. Ato janë prestanomet e Edi Ramës, lubi Ballukut, etj., ministra”, tha Berisha.

Në vijim ai tha se ndërrimi i kodeve është krimi më më i madh. Loja me kodet është lojë me jetën e shqiptarëve.

“Ju duhet ta dini se ligji për eksportin e mbetjeve, cila do qofshin ato, ka kërkesa shumë të rrepta.
Së pari autorizimi jepet me firmë të ministri.
Së dyti nuk ndërmerret asnjë akt nëse nuk sillet vërtetimi nga vendi pritës, se ai pranon mallin e eksportuar.
Por për Shqipërinë, narkoshtetin e Edi Ramës, vendin ku të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, asnjë rregull, asnjë ligj nuk ka vlerë, nuk ka rëndësi.
Kjo aferë kriminale, e pashembullt, dëshmon se në Shqipëri mund të futen qindra e mijëra tonelata nga armë dhe substanca kimike në zbërthim të diktatorëve në paraskadim, gjer tek helme të industrive petrokimike për tu likujduar.
Ndërrimi i kodeve është krimi më i shëmtuar, kërcënimi më i madh. Loja me kodet është lojë me jetën e shqiptarëve, lojë me shëndetin e shqiptarëve”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY