I arrestuar një vit më parë në Athinë, Thanas Bako, 53-vjeç nga Saranda doli sot përpara Gjykatës në Holandë ndërsa dyshohet se është i përfshirë në pastrimin e rreth 500 milionë eurove në Holandë, që i përkisnin trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.
Ai konsiderohet nga Europoli si “një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë”, ndërsa u arrestua pas një hetimi të FBI pas zbulimit të komunikimeve të tij në aplikacionin “ANOM” ku vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai e Holandë për të transferuar miliona euro nga një vend në tjetrin.
“Ai shihet si një figurë kyçe në një rrjet bankar evropian,” thotë Peter Huttenhuis, Prokurori kombëtar i parave kriminale.
Bako besohet se ndërtoi një rrjet transporti parash në Holandë të cilët punonin si punëtorë, bojaxhinj apo pastrues dritaresh, zakonisht me precedentë të pastër penalë për të mos u vënë re sa më shumë.
Për një tarifë të madhe, ata përdorën furgonët e tyre për të transportuar para drejt dhe nga klientët kriminelë.
Policia pa se si korrierët morën ose dërguan çanta të mbushura me para. Herë ishin disa mijëra euro, herë miliona. Sipas Prokurorisë Publike, nën drejtimin e Thanas Bakos janë transportuar dhe pastruar mbi 246 milionë euro. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/