Ervin Baku, kallëzim për kërcënimet pasi veshi bluzën serbe. Pendohet, por...

Ervin Baku, kallëzim për kërcënimet pasi veshi bluzën serbe. Pendohet, por turma dixhitale nuk ndalet

134
0
Shares

Gazetari sportiv nga Tirana Ervin Baku ka rrëfyer rrethanat që e bënë atë të mbante veshur në një transmetim televiziv një bluzë që mbante simbolet serbe.

Ai u shfaq me një bluzë me simbolet e Serbisë gjatë një interviste televizive ku po komentonte kampionatin shqiptar ndërsa u ndesh me një rrebesh sharjesh dhe kërcënimesh.

Në një postim në rrjetet sociale, Baku tha se bluzën e ka veshur me pafajësi të plotë pa menduar për ndikimin që do ketë në rrjete sociale.

”Atë bluzë ma ka dhuruar trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë”, rrëfen Baku, ndërsa lajmëron se ka kryer edhe një veprim tjetër.

Gazetari i sportit, Ervin Baku, bëri sot kallëzim penal në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij.

Teksa përmend më tej të gjitha aktet patriotike të tij, Ervin Baku thekson se mbetet thjesht gazetar sporti dhe i shërben vetëm këtij qëllimi.

Një dalje imja në televizionin Euronews Albania, i veshur me një bluzë ku gjenden shenjat identifikuese dhe simboli i Serbisë, nuk e kisha menduar se do të merrte vlerën e një provokacioni ndaj opinionit publik kombëtar dhe aq më tepër se do të më vinte përballë një tornadoje të parreshtur fyerjesh, kërcënimesh, denigrimesh, shantazhimesh dhe aq më tepër stigmatizimesh antikombëtare. Në këtë tornado po shtojnë energjinë e keqe verbale dhe sidomos atë të kërcënimit dhe të stigamtizimit ekstrem emra dhe personalitete publike e patriotike të hapësirës sonë kombëtare shqiptare.

Ushtria agresive e nacionalistëve esktremistë po lëshohet ndaj meje dhe imazhit tim në rrjetet sociale dhe në hapësirën shumëopcionale të internetit, duke më shndërruar në gazetarin sportiv shqiptar më të kërcënuar brenda Shqipërisë dhe territorit tim kombëtar!

Së pari dhe pa asnjë ekuivok, më duhet t’ju kërkoj ndjesë gjithë mendjeftohtëve dhe kujtdo tjetër që e percepton dhe e konsideron veshjen prej meje të një bluze të tillë, si fyerje apo provokim antikombëtar!”, shpjegon Baku në postimin e tij në rrjete sociale.

Bakiu thotë se as që mund të imagjinonte se do të fitonte peshën e provokimit apo inspirimit nacionalist një gjest i tillë. Unë jam gazetar sportiv dhe vetëm këtij qëllimi profesional i shërbej.

“Unë vesha thjesht një bluzë sporti të dhuruar nga trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë. Vetëm kaq. Nuk mendova se çfarë do të provokonte kjo! Ky është gabimi im që për një çast shpërfilla impaktin aq negativ me të cilin po përballem dhe prej të cilit kërcënohem”, thotë Baku.

Ndër të tjera ai thotë sr kam qenë dhe mbetem thjesht një gazetar sportiv që e mishëroj patriotizmin tim në veprimtarinë time konkrete.

“Kam mbrojtur flamurin tonë kuqezi në Beograd dhe në Strumica. Jam marrë gjithë jetën me sport. Dhe sporti është paqe. Nuk është luftë. Si njohës i mirë i historisë së popullit dhe vendit tim, e kam më ndërgjegje të vërtetën se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet çnjerëzore, genocidin, spastrimin dhe pushtimin 100 vjeçar që i ka bërë pjesës së madhe të atdheut tim, Kosovës sonë. Sikundër e kam brendi të ndërgjegjes profesionale se sporti ndërton ura”, tjotë ndër të tjera gazetari i njohur sportiv. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY