PD, Flamur Noka, kërkesë zyrtare për transparencë për helmet. Gazment Bardhi: Cënohet...

PD, Flamur Noka, kërkesë zyrtare për transparencë për helmet. Gazment Bardhi: Cënohet siguria kombëtare

92
0
Shares

PD ka kërkuar sot zyrtarisht informacion bga institucionet publike në lidhje me ngarkesën prej 100 konteinerë me helme të nisura nga Durrësi.

“Kemi dorëzuar sot një kërkesë për informacion pranë Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Doganave, Autoritetit Portual, Drejtorisë së Tatimeve, ku kërkojmë të bëhet transparencë mbi këtë ngjarje.

Praktikën e plotë ligjore me dokumentet respektive të ndjekur deri tani lidhur me dy anijet (Maersk Campton me 40 konteinerë dhe Maersk Candor me 60 konteinerë) të ngarkuara me mbetje të dyshuara toksike të nisura drejt Tajlandës, të cilat do të rikthehen në Shqipëri.

Të gjitha këto institucione kanë mundësi t’i nxjerrin këto të dhëna për 2 minuta, nëse duan të ofrojnë transparencë, pasi i disponojnë këto të dhëna në sistem”, tha sot anëtari i kryesisë së PD, Grigels Meçollari.

Në vijim Muçollari tha se teksa jemi në pritje të përgjigjes zyrtare, dyshimet shtohen se rasti i 800 tonëve ka nxjerrë në pah një fenomen që nuk do të donim të kishte ndodhur. Që Shqipëria, me këtë kryeministër, me këtë qeveri, me këta ministra e autoritete, është e përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

“Do të donim të mos ishte e vërtetë. Por faktet dhe rrethanat e deritanishme për fat të keq këtë sugjerojnë.

Jemi cilësuar në këto 11 vite si narkoshtet. Do të ishte e padurueshme të ishim edhe qendër e trafikut të lëndëve të rrezikshme. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë, siç nuk meritojnë heshtjen e qeverisë dhe mosveprimin e SPAK para një krimi të tillë monstruoz”, tha Muçollari.

Në lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria, reagoi edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi. Rikthimi në Portin e Durrësit të kësaj sasie të jashtëzakonshme mbetjesh të rrezikshme është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare, tha Bardhi.

“Rikthimi në Portin e Durrësit të kësaj sasie të jashtëzakonshme mbetjesh të rrezikshme është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare, që krijon një situatë të paprecedentë të rrezikut permanent ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Depozitimi pa destinacion i një sasie kaq të madhe të mbetjeve të rrezikshme në territorin shqiptar, do të ishte një kërcënim i pamasë ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Duhet menjëherë dhe pa asnjë vonesë që Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit. Heshtja, dezinformimi apo tentativa për manipulim shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”, thekson Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY