A është domosdoshmëri rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri?

A është domosdoshmëri rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri?

61
0
Shares

Nga Ekrem Spahiu

Duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ardhur koha që të rishikohen sanksionet penale në drejtim të ashpërsimit të tyre për krimet shumë të rënda kundër jetës, duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje?  

Për ne, është e domosdoshme që për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda, në negocim dhe mirëkuptim me KE, të rikthehet dënimi me vdekje, deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE?

Ngjarja e rëndë që tronditi jo vetëm banorët e pushuesit në Pogradec por gjithë opinionin shqiptarë, nuk është as e para dhe as e fundit por thjeshtë viktima e radhës.

Familjen Proga, përveçse dhimbjes së madhe për familjarin e tyre që ka lënë jetim dy fëmijë të mitur, po i shtohet edhe tendenca e organeve ligjzbatuese të pakten deri tani, që janë jo për të zbardhur ngjarjen por për të lehtësuar vrasësin.

Nga Raporti vjetor i SPAK për vitin 2023 mësojmë së vrasjet me pagesë, format e sofistikuara të vrasjeve dhe krijimi i grupeve të organizuara në vrasjet, pothuajse janë bërë forma tipike shqiptare. Katër-pesë vite më parë Shqipëria rënditej ndër pesë vendet europiane me shifra të larta vrasjesh për 100.000 banorë, ndërsa sot nuk e kemi një statistikë të tillë zyrtare, edhe pse dëgjojmë shpesh për vrasje te tmerrshme.

Sipas nesh, shkaku kryesor është se krimi nuk ka frikë nga shteti, nuk ka frikë nga ligji që aktualisht është adoptuar për të ndaluar dënimin me vdekje. Vrasësi, mendon se të paktën do jetojë, madje do të gjejë mënyra e mjete për të dalë nga burgu i përjetshëm.

*****

Për kujtesë, dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë është dhënë në mars të vitit 1995. Në qershor 1995 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për aderimin e Shqipërisë në Statusin e Këshillit të Europës. Ky akt i Kuvendit ndalonte automatikisht dënimin me vdekje, për shkak të kritereve që impononte statusi i ri.

Në tetor 1998 Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi Protokollin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, ku hiqet dënimi me vdekje. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese në dhjetor 1999, e shpalli si antikushtetues dënimin me vdekje në Shqipëri.

*****

Sot, gjëndja e kriminalitetit, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar. Përfshirja dhe lidhja me krimin, e disa oficerëve të policisë së shtetit dhe të sistemit të drejtësisë, të identifikuara këto edhe në Raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, e rëndon akoma më shumë këtë situatë.

– Gjakmarrja vijon të jetë një fenomen në Shqipëri jo vetëm për inerci të shkuarës, por më shumë si mosbesim te shteti.

– Ndërkohë, në Shqipëri, realisht “ekziston dënimi me vdekje” jo nga shteti por nga vetë krimi, përderisa shumë raste vrasjesh bëhen për larje hesapesh.

– Raportet e ndërkombëtarëve shpesh deklarojnë se mafia e shqiptarëve po dominon në disa shtete.

Atëhere, duke marrë parasysh krimet e rënda në rritje, a ka ardhur koha që të rishikohen sanksionet penale në drejtim të ashpërsimit të tyre për krimet shumë të rënda kundër jetës, duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje?

Për ne, është e domosdoshme që për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda, në negocim dhe mirëkuptim me KE, të rikthehet dënimi me vdekje, deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE?

Ne mendojme që rikthimi i dënimit me vdekje do të ishte një masë plotësisht efektive dhe më humanitare sesa dhjetra ligje që flasin për të drejta humanitare, por që nuk garantojnë jetën e individit. – Do të uleshin ndjeshëm krimet e rënda. – Familjarët e viktimave do të ndjehen më të lehtësuar me dhënien e drejtësisë. – Burgimi i përjetshëm që është sot në fuqi për të tilla raste, përbën një kosto të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet për familjarët e një të burgosuri. – Do të ulet kostoja për sigurinë e këtij kontigjenti shumë të rrezikshëm, të cilët edhe të burgosur, do të përpiqen të shtojnë krimet për të fituar lirinë. – Organet e drejtësisë do të kenë më pak hapësira për të abuzuar me ligjin.

Por a mund të na rrezikojë ky rikthim që të na nxjerrin nga Këshilli i Europës dhe të vejnë në diskutim apo të ndalohet rrugëtimi drejt Bashkimit Europian?

Ne mendojmë që ky hap mund të realizohet edhe me mirekuptimin e tyre. Në fund të fundit, ekziston një e drejtë më e gjerë se sa e drejta europiane: ajo është e drejta ndërkombëtare, e cila përcakton se dënimi me vdekje duhet të rezervohet vetëm për krimet e rënda të vrasjes me dashje. Një rast unik për këtë është SHBA – vendi klasik i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut, ku në 27 shtete të saj mbahet në fuqi dënimi kapital.

Me rikthimin e dënimit me vdekje do të bëhemi shtet serioz, jo vetëm ndaj qytetarit e shoqërisë shqiptare por edhe ndaj Europës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY