Në banesë në katin e dytë i një pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës.
Banesa e përfshirë nga flakët, pronë e shtetasit me inicialet G. G., ndodhet te rruga “Kongresi i Manastirit”, përballë spitalit të fëmijëve.
Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për neutralizimin e flakëve. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...