EMRAT/ Dy persona qëllohen për vdekje në Velipojë. Detajet e policisë

EMRAT/ Dy persona qëllohen për vdekje në Velipojë. Detajet e policisë

814
0
Shares

Dy persona u vranë me armë zjarri këtë mbrëmje në Velipojë. Dy vëllezër qëlluan ndaj tyre për motive ende të panjohura. Ata janë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Ersild Ishmi ka qenë me masë sigurie arrest shtëpie nga gjykata Shkodrës për një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë.

Autorë të vrasjes janë Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të hotel ‘Lakaj’ në Velipojë.

Drejtori i policisë në Shkodër tha se ngjarja zë fill më 28 qershor rë këtik biti kir në hotel pati një sherr me kamarieein dhe guzhinierin e restorantit të hotelit. Drejtori nuk shpjegoi në gjatë.

“Rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër”, njoftoi policia e Shkodrës.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY