DETAJET & EMRAT/ Ngjarja në Milot, 3 vëllezër të plagosur, 2 me...

DETAJET & EMRAT/ Ngjarja në Milot, 3 vëllezër të plagosur, 2 me sende të forta

310
0
Shares

U konfliktuan në Fushë Milot me sende të forta, për motive pronësie, me 3 vëllezër dhe më pas qëlluan me armë zjarri duke plagosur njërin prej tyre.

Policia kap dhe arreston njërin nga autorët e dyshuar dhe vëllanë e tij, si dhe shpall në kërkim djalin e njërit prej të arrestuarve.

I shpallur në kërkim është Valdano Murati 32 vjeç djali i të arrestuarit, Sokol Murati.
Ndërsa janë arrestuar Sokol Murati dhe Pëllumb Murati (vëllezër njëri me tjetrin).

“Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit.

Shtetasi Sokol M., djali i tij Valdano  M. dhe shtetasi Pëllumn M., vëllai i shtetasit Sokol  M., ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit Y. Veseli, S. Veseli dhe E. Veseli.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër).

Shërbimet e Policisë vendore, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e shtetasve S. M. dhe P. M., si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin V. M.”, njoftoi policia e Kurbinit.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. M.

Të tre të dëmtuarit janë aktualisht në spital, në kujdesin e mjekëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY