Eva Buzo përshkon me not distancën ujore Shqipëri Itali. Arriti sot në...

Eva Buzo përshkon me not distancën ujore Shqipëri Itali. Arriti sot në mëngjes në Karaburun

225
0
Shares

Avokatja Eva Buzo ia ka dalë të përmbushë ëndrrën e saj duke përshkuar me not distancën mes brigjeve italiane dhe shqiptare.

Ajo përfunduar udhëtimin e saj prej 34 orësh, dhe 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës.

Buzo ndërpreu notimin një vit me parë në të njëjtën sfidë për shkak të komplikimeve.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh.

Eva Buzo nuk mundi të fliste në momentin e mbërritjes për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa.

Ndërkaq gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY