EMRI/ Kurbin, shmanget vrasja e paralajmëruar nga kushëriri

EMRI/ Kurbin, shmanget vrasja e paralajmëruar nga kushëriri

99
0
Shares

Policia parandalon vrasjen e mundshme të një personi në Kurbin nga kushëriri i tij. Arrestohet 53-vjeçari që kërkonte të vriste kushëririn në momentet kur ishte vënë në kërkim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas kallëzimit të administruar nga shtetasi M. Farruku, 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, se për shkak të një konflikti kushëriri i tij, shtetasi Luan Farruku, 53 vjeç, e kishte kanosur për jetën me armë zjarri dhe për këtë fakt kishte frikë të shkonte në banesë, organizuan punën për parandalimin e ngjarjes. Policia bënë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar, shtetasin Luan Farruku, 53 vjeç, në rrugën e fshatit pranë banesës së shtetasit M. F.

Shërbimet e Policisë ndërhynë me profesionalizëm duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin, i cili po lëvizte me një motomjet pa targa, i armatosur me një pistoletë me fishek dhe një thikë, duke kërkuar kushëririn e tij, 50-vjeçarin M. F., me qëllimin për ta vrarë”, njoftoi policia e Kurbinit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY