Caktohet data e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Presidentja Osmani firmos dekretin

Caktohet data e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Presidentja Osmani firmos dekretin

241
0
Shares

Kosova do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt të vitit 2025.

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin sot pas konsultimeve me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Më 31 korrik, presidentja Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas atij takimi, Osmani ka thënë se partitë kanë pasur propozime të ndryshme për datën e zgjedhjeve, por askush nuk ka insistuar për një të tillë. Disa nga datat e përmendura ishin 26 janari ose 2, 9 dhe 16 shkurti.

Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se kur do të mbaheshinbato si dje mënyra se si do të shkohej në zgjedhje të parakohshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY