Qeveria britanike paralajmëron turistët që vijnë në Shqipëri. Kini mendjen, ky rrezik...

Qeveria britanike paralajmëron turistët që vijnë në Shqipëri. Kini mendjen, ky rrezik është i paparashikueshëm

1404
0
Shares

Turistët britanikë janë paralajmëruar nga qeveria e tyre që të kenë një kujde stë madh në Shqipëri. Zyra e Jahstme britanike për komunuelthin dhe zhvillimin ka vënë theksin tek një rrezik i shtuar në këtë vend i cili ëhstë shumë kërcënues dhe i paparashikueshëm.

Udhëtarët që shkojnë në Shqipëri janë paralajmëruar për rreziqet serioze dhe paparashikueshmërinë e zjarreve.

Shqipëria po bëhet një vend i zakonshëm pushimesh për udhëtarët britanikë, por turistët po paralajmërohen për rreziqet e mundshme të sigurisë që vijnë nga zjarret në rajon.

Më shumë se 120,000 shtetas të Mbretërisë së Bashkuar vizitojnë tani Shqipërinë.

“Por Zyra e Jashtme, Commonëealth dhe Zhvillim (FCDO) ka lëshuar një paralajmërim për pushuesit për rreziqet dhe paparashikueshmërinë e zjarreve që ndodhin zakonisht në Shqipëri nga prilli deri në tetor për shkak të motit të thatë dhe të nxehtë.

Në një deklaratë, FCDO këshilloi udhëtarët që të tregojnë kujdes, veçanërisht kur vizitojnë ose lëvizin nëpër fshatra”, shkruan gazeta Express.

Në këshillë thuhej: “Zjarret janë të zakonshme në Shqipëri nga prilli deri në tetor për shkak të motit të thatë dhe të nxehtë. Zjarret janë shumë të rrezikshme dhe të paparashikueshme.

Duhet të keni kujdes kur vizitoni ose lëvizni nëpër fshatra.

Sigurohuni që bishtat e cigareve të jenë fikur siç duhet, mos ndizni zjarre apo barbekju përveç në zona të caktuara dhe të shënuara dhe mos lini mbeturina.

Shkaktimi i zjarrit është një vepër penale në Shqipëri. Dënimet mund të rezultojnë nga gjoba deri në burg”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY