Deputetët, të ardhurat mujore arrijnë afro 5 milionë lekë. Ja si i...

Deputetët, të ardhurat mujore arrijnë afro 5 milionë lekë. Ja si i mbledhin paratë

179
0
Shares

Deputetët janë në një nivel të ardhurash mujore si dhe prokurorët e SPAK duke iu afruar pagës 5 milionë euro në muaj, përfshirë këtu edhe shpërblimet.

Paga bruto e deputetëve është 310 mijë lekë, por e kombinuar edhe me dietat që marrin në Kuvend, bën që në fund të muajit ligjvënësit e Shqipërisë të kenë në llogaritë e tyre bankare mbi 4 milionë lekë, pas taksave.

Tv Top Channel ka bërë një vëzhgim të strukturës s të ardhurave nga rezulton se një pjesë e mirë e tyre marrin më shumë shpërblime për telefonat, karburantin, hotelin dhe vizitat brenda e jashtë vendit, se sa rrogë për punën e tyre në komisione dhe seancë plenare.

Sipas tch deputetja e PS-së në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima rezulton se në qershor ka marrë një rrogë neto 215 mijë lekë, ndërkohë që përfitimet e tjera (neto) kapin shifrën 254 mijë lekë, duke e çuar totalin në 465 mijë lekë.

Deputeti socialist i Korçës, Ilirjan Pendavinji ka marrë në qershor 225 mijë lekë rrogë pas taksave, ndërsa përfitime të tjera nga dietat 256 mijë lekë, në total 481 mijë lekë.

Fadil Nasufi, deputeti socialist i Beratit që ka marrë 225 mijë lekë rrogë dhe 240 mijë lekë dieta.

Deputetja e PD, Lindita Metalia raportohet se ka marrë në qershor rrogën fikse pas taksave 225 mijë lekë, ndërsa dietat e përfituara kanë qenë 220 mijë lekë, në total 445 mijë lekë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY