Afera 6 milionë euro/ Berisha: Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime...

Afera 6 milionë euro/ Berisha: Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës

115
0
Shares

Afera 6 milionë euro e satelitëve, kreu i PD, Sali Berisha tha se satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Miqtë e mi, me të madhe propaganda e tij informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë.
Pagoi 6 milionë për dy satelitë.
Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri.
Ku janë satelitët o miq? A i dëgjuat kësaj vere të flasin për ta?
Jo dhe jo! Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës, këtij banditi, këtij hajduti dhe krimineli që shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë për të mbrojtur pushtetin e tij të krimit.
Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që bleu 4 milionë euro instilacionin.
Të dashur miq, 4 milionë euro instilacioni vetëm për të kënaqur sytë e tij është shpenzimi më kriminal, më i turpshëm i një sundimtari, të cilit nuk i ka mbetur as ndjenja më e vogël e respektit. As ndjesia më e vogël e solidaritetit apo dhembshurisë për qytetarët e vendit që vuajnë kaq shumë.
Mund të numëroj një zinxhir të tërë vjedhjesh dhe abuzimesh të këtij njeriu që qëndron në pushtet mbi krimin.
Që turpëron këtë vend çdo orë, çdo ditë.
Që mashtron shqiptarët dhe që është i gatshëm t’i vërë flakën gjithçkaje për pushtetin e tij të krimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY