“Zyra e Ramës refuzon SPAK të dorëzojë dosjen e Pëllumb Gjokës”

“Zyra e Ramës refuzon SPAK të dorëzojë dosjen e Pëllumb Gjokës”

611
0
Shares

Zyra e kryeministrit Edi Rama ka refuzuar të dorëzojë dosjen e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik në burg për vrasje dhe pastrim parash, deklaroi sot Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu.

“Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama.

Jo vetem kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik. Vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik, vetëm një narko-kryeministër mund të firmosë për një porositës vrasjesh, që ky të lincensohet si investitor strategjik”, tha Balliu.

Në qoftë se nuk do të ishte për Prokurorin belg, Pellumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumenta toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha nje pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’, dha shpjegime të tjera Balliu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY