Francesco Beccheti do të shesë “Agon Channel Italia”, televizionin që u mbyll pasi prokuroria ngriti ndaj tij akuza të rënda për pastrim parash e mashtrim. Biznesmeni italian zotëron kanalin 33 të transmetimit digital në Itali. Mësohet se blerësit e rinj janë “Scripps Networks International UK Limited”, një grup i madh ndërkombëtar që po futet në tregun mediatik me shpejtësi, prej vitit 2008. Në Itali ky grup ka pak kohë që po operon.
Francesco Becchetti ndodhet në Angli edhe pse kërkohet nga drejtësia shqiptare. Një gjykatë në Londër refuzoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim, ndërsa pala shqiptare nuk e apeloi vendimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/