EKREM SPAHIU/ Çfarë treguan zgjedhjet në Himarë?

EKREM SPAHIU/ Çfarë treguan zgjedhjet në Himarë?

199
0
Shares

Nga Ekrem Spahiu

Opinioni politik dhe publik i ka ndjekur me vëmendjezgjedhjet e 4 gushtit 2024 në Bashkinë e Himarës, për vetë problematikat dhe interesat që ka kjo bashki.

# Le të kujtojmë se në zgjedhjet vendore të vitit 2003, PD dhe PS u bënë bashkë kundër kandidatit të PBDNJ-së, se ishte në përputhje të plotë me përbërjen zgjedhësëve në këtë bashki, ku mbi 80 % e banorëve janë me identitet të pastër shqiptar. Kjo lëvizje politikeu vlerësua si një veprim shumë domethënës.  

Ndërkohë, në zgjedhjet e 4 gushtit u vendosen dy kandidatura, ku njera ishte me kombësi greke dhe tjetra me vetidentifikim grek, që nuk përputhet me identitetin real të zgjedhësve në këtë bashki. LZHK e vlerëson se kjo ishte një përpjekje për të fituar simpatinë apo mbështetjen greke.

# Himara, për nga pasuritë (resurset) natyrore do të mbetet përsëri një bashki me interesa të mëdha, ku abuzimet me pronat do të jenë në rend të ditës dhe do të vazhdoje të jet objekt i drejtësisë.  

# Para një viti, PD pa sigël, vulë, finanaca e komisioner, e fitoi Himarën. Më 4 gushtë, PD, tashmë me sigël, vulë, finanaca e komisioner të fituara me vendim Gjykate dhe më e bashkuar brenda vetes, e mbështetur edhe nga aleatët, humbi, madje thellë.

Tashmë është fakt i njohur që kjo “mazhorancë” përdor të gjithë shtetin dhe çdo mjet për të manipuluar dhe tjetërsuar zgjedhjet, por PD a mund të justifikohet pa fund për humbjet që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit? Askush nuk mban përgjegjësi, por mbrojtja më e mirë rezulton, na i vjedhjen votat!

A mund vazhdohet më kështu?

Momenti më i mirë, ku PD dhe opozita kishin mundësinë e artë që ta ndalnin mazhorancën në “fitoret e njëpasnjëshme”, ishte data 26 korrik 2024, ku të mbronte në Kuvend propozimet e opozitës së bashkuar për reformen zgjedhore, dalë nga tryeza e LZHK-së më 5 korrik 2024. Fatëkeqsisht PD e shpërdoroj këtë mundësi, madje bashkoi votat me PS, duke goditur rëndë demokracinë.  

Ne e kemi vlerësuar ligjin e  miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë si antikushtetues dhe në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo ishte arësye që i kërkuam publikisht Presidentit të Republikës të mos e dekretonte.

Pavarësisht se ligji nuk garanton zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme, LZHK duke filluar ngashtatori e në vazhdimësi, do të fillojë ngritjen e infrastrukturës së duhur për tu përballur në zgjedhje me kundërshtarët politik dhe për të kontribuar sa të jetë e mundur besimin te demokracia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY