Shkelzen Berisha rishpjegon me historinë e Griseldës së Erion Veliajt, ‘Diverolin dhe...

Shkelzen Berisha rishpjegon me historinë e Griseldës së Erion Veliajt, ‘Diverolin dhe David Packouz‘.

552
0
Shares

Shkelzen Berisha ka reaguar sot pas një publikimi dje në disa media të një interviste David Packouz, në lidhje me biznesin e fishekëve të dy amerikanëve në Shqipëri në vitet 2006-2008.

Reagimi i Shkelzen Berishës:

Ne respekt te opinionit publik me duhet te hedh poshte per te disaten here, nje shpifje qe risillet sa here, kryehajduti i rilindjes kapet me presh ne dore ne vjedhjen e radhes! E perseris qe, ne asnje rast nuk ka patur as takim, as kontakt dhe as njohje, mes meje dhe Diverolit, sic pretendojne shpifesit me pagese dhe gavetat mediatike te Rames qe, perpiqen t’i sherbejne opinionit si pjate te re, nje gjelle te prishur prej 16 vjetesh!

Kesaj here u perpoqen te sillnin si prove per gjoja perfshirjen time ne nje histori mashtrimi podcastin e David Packouz i denuar per mashtrim nga drejtesia e SHBA!

Personi ne fjale ne podcastin e tij nuk pretendon per asnje moment se eshte takuar me mua apo se ka qene deshmitar i ndonje takimi mes meje dhe Efraim Diverolit, por citon si te vetmin burim se cfare ka i thene vete Diveroli para 16 vjetesh!

Nderkohe vete Diveroli (pra burimi i Packouz), para gjykates amerikane dhe nen betim ka pranuar jo vetem qe nuk me ka takuar kurre por qe ka genjyer qellimisht per te marre mbeshtjetje dhe vemendje per biznesin e tij nga diplomate te vendit te tij ne Tirane!

Per analogji eshte njelloj sikur gavetat e Rames t’ju sjellin si fakt deklaratat e Veliajt se Griseldes ja moren vertete femijen e palindur sepse keshtu i tha Rames, ndonese kjo e fundit para drejtesise ka pranuar qe ka shpikur e mashtruar!

Bashkangjitur deklaraten e Diverolit (origjinal dhe te perkthyer ne shqip) ne gjyq ku pranon publikisht se ka genjyer dhe se nuk me ka takuar kurre! m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY