Tyneli i Llogarasë, të gjitha shkeljet. Rama ribëri projektin me 7.5 mln...

Tyneli i Llogarasë, të gjitha shkeljet. Rama ribëri projektin me 7.5 mln dollarë, Berisha e kishte bërë me 1 milionë. Por kjo është shumë pak

257
0
Shares

Më poshtë është një seri shkeljesh, abuzimesh dhe vjedhjesh për këtë tunel, publikuar nga zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli.

Shkeljet:

Studimi i fizibilitetit realizuar në kohën e qeverisë Berisha me një vlerë prej 1 milion euro nuk i hyri në punë Edi Ramës i cili në 2020 miratoi me VKM Rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, me vlerë të plotë të parashikuar 7.5 mil euro.

Pasi konsorciumi  i kontraktuar realizoi projektin e ndryshuar, u shpall tenderi i parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” për të cilin kompania shqiptare me inicialet GJ.K… u rendit në vend të parë me ofertën më të ulët sipas deklarimeve edhe  të ish nr 2 të Qeverisë.

Por çuditërisht AK MIE nuk e shpalli fitues por anulloi procedurën me arsyetimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Procedura u rishpall për herë të dytë

duke konkluduar me fituesin dhe kontratën e lidhur më 8 Nëntor 2021 me bashkimin e operatorëve përbërë nga dy kompani turke. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI and ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me përfaqësues Abdulkadir Kart ky i fundit ish deputet në parlamentin turk dhe një mik i ngushtë i presidentit Erdogan

(https://t24.com.tr/haber/erdogan-in-kapi-komsusu-abdulkadir-kart-in-sirketine-kamudan-11-yilda-toplam-4-7-milyar-tl-lik-ihale,989015)

Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave

AK MIE shpalli fituese ofertën e konsorciumit turk me vlerë 200 mil euro me tvsh ose  rreth 12 milion euro më e lartë se oferta me çmimin më të ulët diferencë e cila krijon dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

AK MIE nuk vlerësoi procedurën sipas ofertës me çmimin më të ulët por sipas ofertës ekonomikisht më të favorshme bazuar në kosto.

Fituesi u shpall i tillë në mungesë të garës pra pa asnjë konkurrent tjetër prezent të kualifikuar.

AK MIE shpalli fituesin duke krijuar dyshime të arsyeshme të mungesës së paraqitjes së licensës profesionale të ekivalentuar për operatorët e huaj, shërbim i cili nga 1 Janar 2020 ofrohej vetëm elektronikisht në portalin e-albania kundrejt afatit 38 ditë ndërkohë që afati i pregatitjes dhe dorëzimit të ofertave ishte 35 ditë nga shpallja. (shpalla e tenderit 24 Qershor hapja e ofertave 28 Korrik)

Zbatimi i punimeve u krye nga një kompani shqiptare dhe nuk dihet në çfarë cilësie…..

AK MIE në publikimin e njoftimit të kontratës së nënshkruar në buletinin nr167, dt 22 Nëntor 2021, nuk ka plotësuar formatin sipas standartit të kërkuar dhe as ka njoftuar ndonjë nënkontraktor në këtë publikim as emër dhe as adresë por vetëm ka shënuar të dhënat e konsorciumit turk në cilësinë e kontraktorit.

Nëse ky subjekti shqiptar që ka marrë pjesë në zbatimin e punimeve ishte nënkontraktor atëherë nënkontraktimi duhet të ishte i deklaruar që në dorëzimin e ofertave në zbatim të dokumentave të tenderit Shtojca 8 , Formulari i vetëdeklarimit pjesa 1 pika B : DEKLARATË Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik  si dhe dhe LPP neni 126 pika 1 dhe VKM neni 89.

Ish nr 2 i qeverisë Rama deklaroi se kompania shqiptare zbatoi kontratën për ndërtimin e tunelit të llogarasë në masën 100% dhe kontraktori turk nuk u investua fare në këto punime ndërtimore.

Nëse kjo ka ndodhur është shkelje e të paktën nenit 126 pika 2 të LPP dhe nenit 89 të VKM resektive pë rregullat  e prokurimit publik ku ndër të tjera shkruhet:

Në asnjë rast nënkontraktimi nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së kontratës

 

he nenit 89 të VKM resektive pë rregullat  e prokurimit publik ku ndër të tjera shkruhet:

Në asnjë rast nënkontraktimi nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së kontratës.

Shtesa prej 50 Milion eurosh:

Deponimet e ish nr.2 të qeverisë Arben Ahmetaj vërtetohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në të cilin citohet se ZVK Balluku me anë të Aktit normativ nr.17 dt 1 Dhjetor 2022 dhe aktit normativ nr.19 dt 29 dhjetor 2022, miratoi ndryshime në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 50 milionë euro ministrisë që drejtonte vetë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara.

Sipas neni 101 të Kushtetutës së Shqipërisë “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme.”

Përdorimi i akteve normative për qëllime të cilat nuk kanë lidhje me nevoja emergjence të krijuara si pasojë e pandemisë, krizave energjitike apo fatkeqësitë natyrore krijojnë dyshime për qëllimin e vërtetë të tyre.

Audituesit konstatuan pagesa pjesore të faturave, në kundërshtim me ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Mbi zbatimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.” dhe një nga pagesat është bërë pikërisht për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas spending data, kompania turke “INTEKAR – ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart ish deputetin dhe mikun e presidentit Erdogan, deri në 17 Korrik 2024 është paguar 178 milion Euro nga Ministria e Infrastrukturës për punimet e tunelit të Llogarasë

Tenderi për supervizimin e punimeve të tunelit

Tuneli u ndërtua në vlerën 28 milion euro për km.

Ndërsa supervizimi u fitua nga bashkim operatorësh pjesë e të cilit ishte kompania Net Group shpk në hije e ish Drejtorit të ARRSH Evis Berberit i cili së bashku me pronarin në letra të kësaj shoqërie u arrestuan  për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrata e supervizimit kushtoi rreth 1.9 mil euro.

Edhe pse tuneli është i hapur për përdorim nuk dihet nëse punimet janë marrë në dorëzim nga AK dhe ka përfunduar kolaudimi i tyre në përmbushje të detyrimeve ligjore përpara hapjes për përdorim të veprave infrastrukturore.

Shkelje lidhur me Cënimin mjedisor

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë këtë tunel është mungesa e monitorimit ndaj zbatimit të këtij projekti, që po zhbën mjedisin dhe bukurinë e zonës së mbrojtur të Parkut Natyror në pjesën e Llogarasë. Inertet e mbetjeve të tunelit shtrihen përgjatë faqes së malit duke shkatërruar vitalitetin e bimësisë së egër të zonës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY