Biznesmeni qëlloi me grusht qytetarin, e gjithë familja hakmerret duke i dëmtuar...

Biznesmeni qëlloi me grusht qytetarin, e gjithë familja hakmerret duke i dëmtuar makinën

2699
0
Shares

Mediat kanë shfaqur një video ku një biznesmen më Vlorë, pronar hotelesh dhe restorantesh qëllon me grusht një qytetar. I rrethuar nga roje apo miq ai ka b… e gjuan me grusht ndërsa mëmpas kur merr përgjigjen ik tutje.

Biznesmeni është Vasil Bedinaj, pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina Group” i cili u zu me një qytetar pas një debati për hapësirën në plazh.
Qytetari i thotë që është në plazh me familjen, por mu pikërisht në këtë moment, biznesmeni e qëllon me grusht.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Vasil Bedinaj, F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit Vasil Bedinaj”, informoi policia e Vlorës më 8 korrik 2024, 1 ditë pas ngjarjes dhebpasi video u publikua. Natyrisht ka një polici për biznesmenët që toleron dhe një polici për qytetarët që i nduk sapo bëjnë diçka

Bedinaj në 2016 ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë. Ndërsa në zgjedhjet vendore të 2015 Bedinaj konkuroi si kandidat i pavarur për të qenë kryetar i bashkisë së Vlorës. Çudi që nuk ka fituar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY