Erdogan, kërkesë tjetër Ramës për pastrimin e Fetos nga Shqipëria

Erdogan, kërkesë tjetër Ramës për pastrimin e Fetos nga Shqipëria

342
0
Shares

Ambasadori turk në Tiranë Tayyar Kağan Atay, ka komentuar bisedën telefonike Rama Erdogan një ditë më parë në lidhje me mbështetjen turke për industrinë ushtarake shqiptare dhe me theks ndërkohë zbimin nga Shqipëria i organizatës Feto.

Ambasadori tha sot nga Korça se në bisedën mes Ramës dhe Erdogan është përsëritur kërkesa e vazhdueshme për pastrimin e organizatës FETO në Shqipëri.

“Lidhur me organizatën FETO duhet të pyesni kryeministrin Edi Rama sesi është përgjigjur në telefonatë, por mund të them se pjesa e pastrimit të FETO-s nga Shqipëria, nuk  është vetëm çështje e Turqisë, është edhe çështje e shtetit shqiptar, ata janë të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet të bëhet vetëm për Turqinë, por edhe për një të ardhme më të sigurt të vendit tuaj.”

Megjithatë, ambasadori turk theksoi se FETO nuk do të jetë pengesë për partneritetin mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me liderin turk, Recep Tayyip Erdogan sipas agjencise Anadolu.

Zyra e shtypit të presidentit turk, njofton se Erdogan nënvizoi faktin se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk iu referua përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar.r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY