Irani mund të sulmojë Izraelin të enjten ose të Premten

Irani mund të sulmojë Izraelin të enjten ose të Premten

230
0
Shares

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit mund të ndodhë të enjten ose të premten. raporton rrjeti shtetëror saudit i informacionit Al Arabiya.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, së bashku me zyrtarë të tjerë, paralajmëruan të dielën dhe të hënën se sulmi do të vinte brenda 24 orëve.

Irani dyshohet se është në pritje të përfundimit të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah të Arabisë Saudite, ku do të diskutohet përgjigja e pritshme ndaj Tel Avivit.

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të përcaktojnë natyrën e reagimit të Iranit dhe nëse do të ketë veprime të koordinuara me Hezbollahun ose milicitë e tjera irakiane ose jemenase. Në krahun tjetër, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka deklaruar tashmë se Irani dhe Hezbollahu do të përgjigjen me vendosmëri duke lënë të hapur mundësinë e një sulmi të koordinuar në shkallë të gjerë dhe në fronte të shumta.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit është hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya brenda në Teheran. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY