Berisha: Veliaj, Balla dhe Bego do grabisin 40 mijë metër katrorë tokë...

Berisha: Veliaj, Balla dhe Bego do grabisin 40 mijë metër katrorë tokë për kulla!

116
0
Shares

Kreu i PD, SalinBerisha komentoi sot projektin e bashkisë së Tiranës si një projekt mafioz. Veliaj, Balla dhe Bego do grabisin 40 mijë metër katrorë tokë për kulla! PD nuk do e lejojë, të bëhemi gati për protesta, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ 4 ditë më parë, dy hajdutët më të mëdhenj të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliaj paraqitën para qytetarëve dhe medias, projektin madhështor të Lanës.
Këto ditë, qytetarët e Tiranës më informojnë se prapa këtij projekti qëndron grabitja e 40 mijë metër katror tokë nga Edmond Bego, Erion Veliaj dhe krimineli Taulant Balla për të ndërtuar 40 mijë metër katrorë kulla.
Kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj, Edi Rama me supertrafikantin Edmond Bego dhe Taulant Ballën, kanë vendosur të prishin 300 banesa, biznese, t’i rrafshojnë, por kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Degët e PD në zonë dhe degët e tjera në Tiranë, të përgatiten për betejën me të fuqishme. Asnjë banesë nuk do mund të preket nga këta kriminelë të narkoshtetit që rrafshojnë pallate dhe shtëpi banimi, rrafshojnë biznese për të ngritur monumentet e krimit dhe drogës së tyre.
Këta njerëz, këta qeveritarë nuk kanë asnjë interes tjetër përveç interesave mafioze. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY