KRIM I DYFISHTË/ EMRAT/ Konispol, qëllon me sëpatë gruan në shtëpi. Vdes...

KRIM I DYFISHTË/ EMRAT/ Konispol, qëllon me sëpatë gruan në shtëpi. Vdes edhe i shoqi por krejt ndryshe

648
0
Shares

Vrasje e dyfishtë në një familje në Konispol. Burri qëllon qëllon për vdekje gruan me sëpatë ndërsa i biri ia merr shpirtin të atit ndryshe.

Burri është Hysen Islamaj, 69 vjeç, kurse gruaja e tij që humbi jetën, Shano Islamaj, 66 vjeçe. I biri është Klementin Islamaj, 40 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol.

”Gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I”, njoftoi policia e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY