Fill pas daljes së rezultatit në Himarë, reagoi kandidati i opozitës, Petro Gjikuria duke theksuar se në këto zgjedhje u përdorën se në këto zgjedhje u përdorën metoda antidemokratike ndërsa rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve si dhe ndalimi i votimit për 25% të votuesve për shkak të tejkalimit të ID.
Gjikuria pak më herët i kishte uruar fitoren rivalit të PS, Vangjel Tavo.
“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.
Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon”,-thuhet në reagimin e Gjikurisë.
Ndërkaq edhe diplomacia greke ka eeagiar por përmes burimeve diplomatike.
“Ankesat e paraqitura nga anëtarët e pakicës etnike greke të Shqipërisë në lidhje me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura bashkiake në bashkinë e Himarës, veçanërisht në lidhje me modifikimin demografik të elektoratit dhe mohimin e të drejtës kushtetuese për të votuar të mijëra qytetarëve të Himarës, me pretekstin e vlefshmërisë së kartave të tyre të identitetit, ngrenë dyshime serioze për integritetin e procesit. Parimi demokratik dhe acquis europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të vlerësojnë dhe t’u përgjigjen të gjitha raporteve që kanë të bëjnë me integritetin e zgjedhjeve të djeshme,” i thanë burime televizionit SKAI në Greqi. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/