Vokshi publikon fakte tronditëse për përdorimin e ilaçeve të skaduara në QSUT....

Vokshi publikon fakte tronditëse për përdorimin e ilaçeve të skaduara në QSUT. Kush është përgjegjëse

98
0
Shares

Deputetja e PD, Albana Vokshi publikoi sot fakte tronditëse në lidhje me ilaçet e skaduara në QSUT.

Ajo kërkoi hetime të menjëhershme ndërsa tha se ministrja e Shëndetësisë dhe drejtues të spitalit duhet të largohen.

Vokshi disponon shkëmbimin e emaileve mes ish drejtoreshës së QSUT Albana Ficos; Mirela Rexhepi, drejtoreshë e Farmacisë Qendrore; Eneida Balla, zv/drejtoreshë e farmacisë, Drejtorit të IT Rigers Haxhiraj, dhe Anisa Serjani. Emailet u bënë publike sot.

“Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT Rigers Haxhiraj. Albana Fico në një email pas orës 23:00 të natës i jep porosi Rigersit që ë ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen pra datë 8 mars të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë.

Nga emailet vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico”, thotë Vokshi.

DETAJET/ Në tabelat e fundit jepet gjendja 1137 flakonë, në shumë 1.35 mln Euro,data skandencës 31.12.2023.

Qartazi duket ndërhyrja e bërë në datë 7 mars 2024.

Pyetjet që unë do t’i përsëris sot janë:

• Çfarë e shtyu Albana Fico, ish drejtoreshë e QSUT, që të kërkojë ndërhyrjen në sistem

• Pse u kërkua më insistim, që të hiqet data e skadencës, pra manipulimi I sistemit e të bëhej kalimi në farmacinë e pediatrisë? Kur sistemi, që është shumë I mirë nuk e lejon?

Në momentin që skadon ilaci, del e kuqe dhe asnjë veprim tjetër nuk mund të bëhet me atë medikament. Lëvizja mund të bëhet vetëm nëpërmjet manipulimit të sistemit dhe heqjen e datës së skadencës;

Ky medikament është ende në farmacinë qendrore. Edhe pse në korrespondencën e fundit ardhur nga Drejtoria e QSUT më është thënë që nuk ka sasi FEIBE të skaduar në Farmacinë Qendrore të QSUT.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY