ORA 16.00/ Rritje e numrit të votuesve në Himarë, shifra deri tani...

ORA 16.00/ Rritje e numrit të votuesve në Himarë, shifra deri tani më e lartë se në 2023

153
0
Shares

Një numër i madh votuesish duket se do të vendosin fatin e drejtimit të bashkisë së Himarës.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 16:00 janë 6912 votues që kanë ushtruar të drejtën e votës, ose 30.44 % e votuesve në total.

Deri në orën 14:00 në Himarë kanë votuar 28.12%, 5135 nga 16532 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Numri i votuesve është 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 por në disa qendra votimi ky numër është shumë më i lartë.

Deri në orën 19 kur mbyllen votimet, numti i votuesve mund të shkojë deri në 45-50% të votuesve në lista, afro 23 mijë.

Ceshtja e votuesve ne Himare ka paraqitur probleme qe jane denoncuar nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

“Me një llogari të thjeshtë, me 311 zgjedhës të importuar në Himarë nga zoti Tavo, plus mbi 600 zgjedhës të cilëve deri tani u është privuar e drejta e votimit, kandidati i PS ka hyrë në këtë proces zgjedhor me plus 1000 vota krahasuar me kandidatin e opozitës”, deklaroi sot kreu i PBDNJ, Vangjel Dule duke patur parasysh se sot nuk e lejuan persona me ID jashtë afatit dhe regjistrimet e votuesve të importuar nga Tirana dhe Vlora.

Më herët Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se nuk ka patur kërkesë zyrtare nga partitë politike për të marrë një vendime përmes aktit normativ ndërkohë që nuk është kompetencë e KQZ.

“Çështja që ka qenë objekt diskutimi dhe sjelljes së vëmendjes është ajo e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, por sikurse e kemi bërë me dije, kjo nuk ka të bëjë me përgjegjësitë e KQZ por mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet. Janë 6 mijë votues që dokumentet e identifikimit u kanë skaduar. Gati e njëjta shifër votuesish ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara që nuk kishin një ID të vlefshme. Ne e kemi bërë këtë komunikim sa herë ka patur kërkesë nga partitë politike. Nuk e kemi patur zyrtarisht nga partitë politike. E kemi patur në mënyrë informale ditët e fundit, por në fund ngelet një çështje që është jashtë sferës së KQZ-së”, tha Celibashi në një dalje për mediat në KQZ. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY