Berisha: Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e...

Berisha: Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90

86
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.
E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur?
Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë.
Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.
Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë.
Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.
Për të gjitha trojet e Himarës.
Nga Borshi, në Palasë.
Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin.
Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma? r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY