Tabaku i kërkon qeverisë të rikthejë këstin e taksës, profedionistëve të lirë

Tabaku i kërkon qeverisë të rikthejë këstin e taksës, profedionistëve të lirë

137
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i kërkon qeverisë të rikthejnë pagesën, profesionisteve te lirë.

Sipas Tabakut, tashme që Gjykata Kushtetuese, e shfuqizoi atë taksë, janë 10 mijë profesionistë të lirë që kanë paguar dhe kjo pagese antikushtetuese duhet tu rimburësohet.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të qartë në lidhje me Taksën antikushtetuese ndaj Profesioneve të Lira. E ka rrëzuar atë!

Mirëpo edhe pse çështja ishte në Gjykatë dhe po shqyrtohej prej saj, qeveria socialiste vazhdonte të dërgonte njoftime Profesionistëve të Lirë për të paguar taksën antikushtetuese dhe atyre që guxonin të mos paguanin pasi po prisnin vendimin e Gjykatës, qeveria socialiste i përmendte kërbaçin e ndëshkimit për një taksë të pandershme që më vonë u rrëzua.

Sot, janë rreth 10 mijë biznese që kanë paguar një taksë që nuk duhej ta paguanin. Buxheti i shtetit ka grumbulluar mbi 10 mln euro të ardhura nga 10 mijë profesionistë të lirë.

Qartësisht këto të ardhura janë mbledhur nga një taksë e pandershme dhe antikushtetuese. Qeveria do të duhet që të nisë menjëherë procedurat për t’ia rikthyer këto 10 mln euro shtresës së mesme së cilës i është marrë në kundërshtim me Kushtetutën”, thekson Tabaku në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY