Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REAGIMI/ Rama për marrjen e tokës: Shikoni diferencën, atë që bëj për vete e bëj për të gjithë. Ujra të zeza në Tiranë dhe Athinë

02/08/2024
Rama shpërndan tituj pronësie në Himarë, bëhet fjalë për shtëpitë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me marrjen e pjesës së tij në pronat e Vunoit pas një sage qeveritare e gjykatash.

Opozita ka publikuar fakte që tregojnë se janë miratuar 2 ligje dhe 7 VKM për marrjen e kësaj prone.

REAGIMI I RAMËS/ Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista.

Por për publikun ka vetëm një fakt.

Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë.

Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete.

Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru mund të mbeten pa e kuptuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Arrestohet në vend të Durim Banit, Lorenc Xhaja”

Mbetet në qeli Durim Bani, a do të transferohet nga burgu 313

28/02/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Arrestohet në vend të Durim Banit, Lorenc Xhaja”

Mbetet në qeli Durim Bani, a do të transferohet nga burgu 313

28/02/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.