Incidenti me Vjosa Osmanin, Shkupi zyrtar deklaratë të paqartë. Nuk kërkon falje

Incidenti me Vjosa Osmanin, Shkupi zyrtar deklaratë të paqartë. Nuk kërkon falje

217
0
Shares

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka bërë një deklaratë të paqartë, ku nuk merret vesh se çfarë e ka shtyrë policinë e Shkupit të trajtojë Presidenten e një vendi pa protokoll dhe pa kujdes e siguri.

“Sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur iu kërkua që të kalonte celularin në skaner, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.

Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem Presidentes. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

Shkupi zyrtar nuk ka shpjeguar më pas bllokimin në pistë të avionit kubishte akomoduar Presidentja e Kosovës dhe pse nuk është ndjekur protokoll zyrtar sipas notës së ambasadës së Kosovës.

Në fund Ministria e Brendshme e RMV-së bën të ditur se menjëherë pas incidentit, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale po merr masa për zbardhjen e rastit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY