Vendoset orari fleksibël i punës në zyrat e administratës publike

Vendoset orari fleksibël i punës në zyrat e administratës publike

781
0
Shares

Qeveria shqiptare miratoi sot vendosjen e një orari fleksibël të punës për administratën publike ndërsa ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, bëri me dije dhe fashat orare të nevojshme të punës.

Sipas vendimit të qeverisë 130 mijë punonjës publikë duhet të jenë prezent në pozicionin e punës gjatë fashës orare 09:30-15:30, ndërkohë që pjesën e mbetur të orëve të punës mund t’i kryejnë duke zgjedhur ta nisin punën më herët, ose ta përfundojnë atë më vonë. Nga këto ndryshime do të përfitojnë 130 mijë punonjës të administratës publike.

“Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja Adea Pirdeni.

Gjithashtu Pinderi bëri me dije dhe ndryshimet në Kodin e Punës për dhënien e lejeve, të cilat do të jepen nga drejtuesi i burimeve njerëzore.

“Në lidhje me autoritetin përgjegjës për dhënien e lejeve kjo e drejtë mund të delegohet nga drejtuesi i institucionit ose nga Sekretari i Përgjithshëm te drejtuesi i burimeve njerëzore.

Në ndryshimet e Kodit të Punës është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit e administratës publike nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak se një javë kalendarike. Është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja është 22 ditë pune, ku janë shtuar dhe 2 ditë pushim për të gjithë punonjësit”, tha Pirdeni. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY