Prokurori Tavani reagon ndaj projektvendimit të KLP: Shkelje ligjore dhe mungesë transparence...

Prokurori Tavani reagon ndaj projektvendimit të KLP: Shkelje ligjore dhe mungesë transparence nga KLP

122
0
Shares

Prokurori Ndini Tavani ka reaguar sot pas publikimit të projekvendimit të KLP që e skualifikon atë për tu bërë prokuror i SPAK.

Tavani ka kërkuar pezullim të procedurës së mbledhjes, sipas publikimit në faqen zyrtare dhe në disa media dhe rivendosjen sipas tij e së drejtës së shkelur, për një proces tërregullt ligjor, duke më informuar dhe duke më dëgjuar, lidhur me faktet, ligjin dhe provat që eventualisht janë konsideruar në hartimin e projektvendimit të KLP.

“Në datë 30.07.2024, disa media on line publikuan lajmin se, unë, si kandidat i renditur i treti në garën për tri vende vakante në Prokurorinë e Posaçme, jam skualifikuar dhe se kandidati tjetër i renditur pas meje, është propozuar të emërohet si prokuror i kësaj prokurorie.

Në një farë mënyre, Ju më kthyet përgjigje për tri kërkesat e paraqitura më herët nga unë, në rrugë zyrtare, për tu njohur me ecurinë e këtij procesi, tashmë i tejzgjatur, në kapërcim të limiteve të caktuara me ligj (120 ditë).  E megjithatë, me keqardhje bëj me dije se transparenca kundrejt publikut për veprimtarinë e Këshillit, lë vend për të dëshiruar, për sa kohë që mbetet e paqartë arsyeja e skualifikimit tim nga gara.  Nga ana tjetër, kundrejt meje, si subjekt drejtpërdrejtë i interesuar, dëmi është më i madh se thjesht mos informim, sepse ai konsiston në cenimin flagrant të të drejtave themelore, të mbrojtura e të garantuara nga shteti i së drejtës.  

Në padijeni të plotë se si vijoi procesi, pas mbledhjes sëdhjetorit të KLP-së, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve, mbetet të supozoj se vlerësimi im i figurës nga Komisioni i Posaçëm nuk ka qenë pozitiv, apo thënë ndryshe ka qenënegativ.  Ju, që keni aktet e këtij procesi e kuptoni se si kandidat as jam njoftuar përgjatë procesit të vlerësimit tëfigurës dhe as jam pyetur mbi ndonjë gjetje, aq më pak as mëështë dhënë mundësia të paraqes qëndrimin tim apo provat eventuale, që mund t’i shërbenin Komisionit të nderuar.

Ky fakt, shoqëruar me një vlerësim negativ kundrejt meje, ndërsa ushtroj funksionin e prokurorit të Republikës, do tëduhej të kish marrë vëmendjen e Këshillit, për të ndrequr njëproces jo të rregullt, qoftë edhe për faktin se mu mohua e drejta për t’u njohur me aktet, që lidhen me figurën time, për t’u dëgjuar e mbrojtur, jo thjesht për t’u ngritur në detyrë, por për të garantuar reputacionin, nderin dhe dinjitetin e prokurorit, mision ky edhe i Këshillit, si organ i qeverisjes sësistemit të drejtësisë.

Me gjithë kufizimin në kohë për të reaguar ndaj njoftimit publik të ditës së sotme, më poshtë do t”Ju parashtroj disa argumente, mbi të cilat kam shpresën dhe mirëpres çdo reflektim se procesi dukshëm i parregullt, do mund të riparohet dhe të vendoset në shinat e ligjit.

Koha në dispozicion për të shkruar këtë kërkesë, ishte e kufizuar në disa orë, ndaj argumentet e dhëna ndoshta nuk janë shteruese.  Gjithsesi, me bindjen se më mirë se unë, është vetë Këshilli ai që do të sigurohet në respektimin e kompetencës së tij kushtetuese dhe aq më tepër, në garantimin e procesit të tij për plotësimin e vendeve vakante të Prokurorisë së Posaçme, kam shpresën se vendimi që do të merret, do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, ligjin dhe vetë pritshmërinë e publikut për një proces transparent.

Projektvendimi i publikuar për mos emërimin tim si prokuror i posaçëm nuk duhet të miratohet, ndërsa procesi do të duhet të plotësojë të gjitha garancitë e përmendura më lart, që do të sigurojnë se vendimi i Këshillit do të merret vetëm pas riparimit të shkeljeve”, shkruan Tavani në kërkesën e tij.

Në letrën e tij Tavani rendit një sërë argumentash ligjorë dhe aktesh nënligjore që sijurse thekson ai janë shkelur gjatë procesit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY