Tritoli në restorant në Velipojë, pronari: E ndërtova me kursimet e 10...

Tritoli në restorant në Velipojë, pronari: E ndërtova me kursimet e 10 viteve emigrim

299
0
Shares

Një sasi tritoli u hodh sot në një restorant në Velipojë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

”Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit Andis Daja,35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia e Shkodrës.

I pyetur nga gazetarët rreth shpërthimit Andis Daja, pronari i restorantit tha se nuk ka konflikte me askënd. Investimi është bërë me kursimez e 10 viteve punë në Gjermani, u tha Daja gazetarëve.

“Është hera e dytë që ndodh. Ka ardhur nga mbrapa dhe ka hedhur lëndë shpërthyese, për fat të mirë vëllai ka qëlluar pak metra më tutje dhe nuk ka pasur dëme fizike.

Unë jam emigrant në Gjermani që 10 vite. E pash të arsyeshme të bëja një investim në vendin tim, dhe shikoje çfarë ndodh. Të vijnë të sulmojnë pa i pasur kujt borxh”, -u shpreh pronari i restorantit.

Mijëra pushues kanë zgjedhur Velipojën për plazh ndërkohë që sulme të tilla ulin sigurinë e tyre. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY