ELBASAN/ Burri godet ish bashkëshorten me thikë, policia e kap pas pak...

ELBASAN/ Burri godet ish bashkëshorten me thikë, policia e kap pas pak minutash

250
0
Shares

Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish bashkëshorten e tij, në Elbasan, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, policët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ata shoqëruar në Polici autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

“Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY