Pas 24 orësh nxiret nga shkëmbinjtë alpinisti nga Kosova

Pas 24 orësh nxiret nga shkëmbinjtë alpinisti nga Kosova

216
0
Shares

Një alpinist nga Kosova u nxor sot pa ketë nga një humberë shkëmbore në afërsi të Valbonës ku ra para 24 orësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Maja e thatë”, ku dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, alpinisti kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.

“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit L. A., 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia e Tropojës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY