VIDEO/ E zënë me peshore në dorë duke përgaditur dozat, policia e...

VIDEO/ E zënë me peshore në dorë duke përgaditur dozat, policia e tmerron. Momenti i kapjes

413
0
Shares

Po përgatiste doza me kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre në lokalet e natës në Himarë, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari ndërsa përgadiste dozat në një servis makinash.

Sekuestrohen doza me kokainë, peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe një automjet.

U arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

“M. A. kishte siguruar një ambient (servis makinash) në fshatin Qeparo, ku pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza për ta shitur më pas kryesisht në lokalet e natës në Himarë.

Gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, banues në Qeparo, pronar i servisit të makinave, i cili ia kishte lënë këtë ambient në dispozicion 42-vjeçarit, për të përgatitur lëndën narkotike si dhe e ndihmonte atë me shpërndarjen, duke iu shmangur kontrolleve të Policisë.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celularë dhe një automjet tip “Benz”.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia e Himarës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY