Tre persona u plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti pronësie në Mamurras, njëri prej tyre polic.
“Në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit Sahit Ahmetaj (Sela)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe Adrian Sela, kushurinj me njëri-tjetrin.
Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, lajmëroi policia.
Ndërkohë në spital është paraqitur edhe një i plagosur i tretë F.Sela i përfshirë në të njëjtin konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/