Berisha rrëfen skandalin e shembjes së pallatave në Tiranë për biznesin e...

Berisha rrëfen skandalin e shembjes së pallatave në Tiranë për biznesin e 5D

97
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Veliaj së bashku me Maznikun ka shembur 13 pallate në zemër të Tiranës për të mbushur arkat e tyre.

”Një përshëndetje të përzemërt ju oratorëve që me fjalën e tyre të zjarrtë përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e realitetit të sotëm, por rrezatojnë guxim dhe frymëzim tek mbarë shqiptarët.

Para së gjithash sot unë duhet të përgëzoj me mirënjohje ata qindra protestuese e protestues që rrethuan bashkinë e Tiranës në një protestë të pamposhtur si dëshmitarë të vendosmërisë së tyre për të mos u pajtuar kurrë me vjedhjen e tmerrshme që Erion Veliaj iu ka bërë qytetarëve të Tiranës me djegësin.
Me vjedhjen e tmerrshme që ai me drejtorët e tij ka bërë me modelin 100 përqind të kompanisë 5D.
Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij.
Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY