Një zjarr i shtrirë në afro 10 ha në Kavajë ka vënë në rrezik edhe shtëpi e biznese.
Shërbimet zjarrfikëse, AKMC dhe Forcat e Armatosura po vijojnë përpjekjet nga toka dhe ajri për vendosjen nën kontroll të zjarrit, i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe në zonën e Kavajës.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në terren, për të ndjekur nga afër punën e forcave të angazhuara në operacion, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Për të shmangur çdo situatë me rrezikshmëri, Policia e Shtetit ndërkohë ka evakuar banorët nga disa banesa të rrezikuara nga flakët.
“Jemi në një situatë zjarri, ku kemi mbrojtur shtëpitë në pjesën veriore. Zjarri ka perimetër të madh, mbi 10 ha. Kemi angazhuar rreth 50 forca zjarrfikëse, veç Kavajës dhe nga Tirana, Kamza, Lushnja, Durrësi që po vijojnë punën. Fatmirësisht nuk kemi persona apo zjarrfikës të lënduar. Era në disa raste ka favorizuar flakët’, informoi Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/