Raporti i BE, drejtësia shqiptare në vështirësi

Raporti i BE, drejtësia shqiptare në vështirësi

144
0
Shares

Drejtësi me probleme, presion i qeverisë mbi gjyqësorin dhe korrupsion në të gjitha fushat, përfshirë edhe në fushata zgjedhore. Këto janë disa nga shumë përfundimet e raportit të BE për Shqipërinë ku hija e zezë e qeverisë nxihet edhe më tej, te theksuaranga një deklaratë e PD.

“Reforma në drejtësi nuk i ka zgjidhur problemet e drejtësisë, thekson raporti i Bashkimit Europian në kapitullin për shtetin e së drejtës. Edhe pse ruan gjuhën zakonisht të drunjtë të institucioneve ndërkombëtare, raporti cek shumë problematika që Partia Demokratike i trajton përditë dhe bien ndesh me propagandën qeveritare.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një drejtësi të dobët përballë sistemit, por edhe mungesën e gjyqtarëve dhe vendet bosh mbetur nga spastrimet e vetingut. BE shqetësohet edhe për mungesën e transparencës për lëvizjet dhe emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, veçanërisht kohën e gjatë që merr një vendim në gjykatat shqiptare dhe çështjet e mbartura”, tha sot zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Raporti e vë theksin edhe te ‘tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanë’. Në këtë pikë duhet dalluar një fakt thelbësor: I vetmi politikan i pa prekur apo hetuar në Shqipëri është Edi Rama dhe njerëzit më të afërt të tij. Ndërkohë ‘drejtësia e re’ ka nën hetim krerët e tri partive kryesore opozitare, duke filluar me kryetarin e arrestuar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mbahet i izoluar pa akuzë prej 7 muajsh.

Raporti cek edhe korrupsionin ‘e përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe fushatat zgjedhore’ duke ringritur kështu alarmin e opozitës për zgjedhje të manipuluara.

Nuk kalojnë pa u ‘ndëshkuar’ as ndryshimet në Ligjin për Komisionet Hetimore, të kritikuara sipas BE, për kufizimin e rolit mbikëqyrës të parlamentit. Sipas raportit Parlamenti ka dështuar të respektojë disa nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, thekson ndër të tjera deklarata e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY