Babai qëlloi me armë të birin fill pasi ky e i fundit e dhunoi atë.
“Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.
Shtetasi P.Shkullaku, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin Agim Shkullaku, 83 vjeç.
Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosur djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia e Pogradecit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/