Berisha: Mertiri e Zoto janë vartës të Ramës dhe Veliajt te inceneratorët....

Berisha: Mertiri e Zoto janë vartës të Ramës dhe Veliajt te inceneratorët. Ja faktet

74
0
Shares

Të pretendosh se Mërtiri dhe Zoto janë krerët e grupit kriminal është tallje cinike! Krerët e grupit janë Rama, Veliaj dhe Agaçi, tha sot kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Edi Rama dhe Erion Veliaj besojnë se do mund të shesin Zoton dhe Mërtirin si krerë, në një kohë kur ata ishin dy kallp-biznesmenë, të cilët gjetën një grup kriminal të strukturuar në qeverinë shqiptare dhe u futën edhe ata të marrin reston e tyre në vjedhjen e shekullit.
Por Zoto e Mërtiri nuk ishin as kryeministri i vendit, as kryetari i bashkisë.
Nuk ishin ata, të cilët mund të ndryshonin strategjinë e trajtimit të plehrave në Shqipëri, të hartuar nga BE me financimet e tij me landfille, seleksionim dhe ndarje, zëvendësimin e saj me djegësa, të cilat sot, njëri kryesori nuk ekziston as në themel, kurse dy të tjerët janë jashtë përdorimi.
Ndryshimi i strategjisë u bë nga Edi Rama, u bë nga Erion Veliaj, u bë me qëllimin e vetëm se donin të krijonin fabrikat e floririt për ta.
Të dashur miq, në këtë proces duhet t’u rikujtoj se është Edi Rama dhe askush tjetër, njeriu që brenda 24 orësh firmosi 17 dokumente në dikasteret e tij.
Është Edi Rama dhe askush tjetër, që në kundërshtim flagrant me shkresën zyrtare të agjencisë së prokurimeve, në të cilën thuhej se janë të ndaluara prokurimet me negociata të mbyllura, Rama dhe Agaçi autorizuan prokurimet për kompanitë e tyre me negociata të mbyllura.
Nuk janë kurrë Mërtiri dhe Zoto ata që mund të jepnin 9 pikë bonus për kompaninë e paregjistruar kund në Shqipëri. T’ia jepnin 8 muaj para se ajo të regjistrohej.
Këtë e bën vetëm Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj.
Të pretendosh se Mërtiri dhe Zoto janë krerët e grupit kriminal është tallje cinike. Nuk e beson njeri, as demokrat, as socialist dhe as i paparti në Shqipëri.
Sepse as njëri dhe as tjetri nuk kishin dorë, nuk kishin firmë dhe ligji nuk i lejonte të jepnin jo 8 pikë, por as gjysmë pike një kompanie që paraqitej në tender.
Këtë e bënë për kompaninë e tyre Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Është tallje e tmerrshme me shqiparët, është cinizëm ekstrem të pretendosh Mërtirin dhe Zoton si krerët e grupit të strukturuar kriminal, në një kohë kur është Erion Veliaj që do i niste Arben Ahmetaj 5 shkresa njëra pas tjetrës për të miratuar kompaninë fantazmë, të cilën e kishte denoncuar një ministër. Për të cilën një ministër kishte deklaruar se nuk ekziston në territorin e Shqipërisë. Për t’i dhënë kësaj kompanie 8 pikë.
Për të dhënë miratimin është Erion Veliaj dhe jo Zoto e Mërtiri, personi i cili me shkresë, firmë dhe vulë gënjen kur thotë se Këshilli Bashkiak zotohet për të paguar 92 milionë euro.
Të gjitha këto, ai mashtron. Këshilli nuk ishte mbledhur asnjëherë. Dhe në Këshill ai nuk mund ta çonte se aty kishte edhe këshilltarë të opozitës dhe ata do e demaskonin siç e meritonte. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY