Dritan Dajti kërkon lirinë në Gjykatën e Elbasanit

Dritan Dajti kërkon lirinë në Gjykatën e Elbasanit

151
0
Shares

U zhvillua sot në mesditë në gjykatën e Elbasanit, një seancë gjyqësore për Dritan Dajtin.

Seanca për Dritan Dajtin nisi rreth orës 13:30.

Dritan Dajti pretendon se pasi ka kryer 25 vite burg (duke marrë parasysh uljet ndër vite dhe lehtësitë e tjera), duhet të lirohet.

Dritan Dajti, nga burgi i Peqinit ku ndodhet, ka marrë pjesë në seancë nëpërmjet video-konferencës, pa u sjellë fizikisht në të për shkaqe sigurie. Prokurore e çështjes është Glenda Zeneli. Avokati i Dritan Dajtit, Alban Qefa, ka thënë më parë se klienti i tij kërkon të dijë pse ndodhet akoma në burg.

Pak javë më parë gjykata e Lartë riktheu dënimin me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin.
Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY