Shtyhet seanca e lirimit me kusht të Belerit. Nuk duan ta shohin...

Shtyhet seanca e lirimit me kusht të Belerit. Nuk duan ta shohin në Himarë gjatë fushatës

170
0
Shares

Për të dytën herë në Gjykatën e Fierit shtyhet seanca lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për lirimin e parakohshëm të tij me kusht, me argumentin se e ka shlyer 2/3 e dënimit. Shkak për shtyrjen e seancës së parë u bë mungesa e përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që këtë të martë, ky i fundit tha se nuk disponon ende dëshminë e penalitetit. Avokatët pretenduan se është vetë ky institucion që i lëshon këto dokumenta, dhe një pretendim i tillë sipas tyre, bëhet enkas për të moslejuar lirimin e Belerit deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kreun e Bashkisë së Himarës më 4 gusht. Sipas avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, burgjet marrin direktiva nga kryeministri Rama, duke mbajtur një qëndrim unik nga rastet e tjera, ku për kërkesa të ngjashme është pranuar lirimi me kusht. Seanca e radhës u la më 29 korrik në orën 09:30

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY