Tensione në këshillin bashkiak të Tiranës, Veliaj shtyn Valterin në përplasje fizike...

Tensione në këshillin bashkiak të Tiranës, Veliaj shtyn Valterin në përplasje fizike me Blushin

676
0
Shares

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës mes anëtarëve të opozitës, kreut të bashkisë Erion Veliaj dhe më pas edhe këshilltarëve të PS.

Këshilltari i PL, Tedi Blushi  ka qëlluar me letra Erion Veliajn, pasi ky i fundit nuk i dha fjalën. Kryetari i bashkisë ka reaguar duke i thënë se “je i paaftë”.

Pas incidentit, kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko ka njoftuar ndërprerjen e mbledhjes.

Në mbrojtje të Veliajt në sherr ka dalë Halit Valteri, këshilltar socialist, ish deputet i listës në vitin 2019. Valteri e ka shtyrë Blushin. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke u konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Për incidentin e rëndë ka reaguar edhe kreu i PL, Ilir Meta.

”Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë”, ka postuar Meta në rrjete sociale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY