POGRADEC/ Eksploziv në derë të shtëpisë, rikthehet sherri i vjetër

POGRADEC/ Eksploziv në derë të shtëpisë, rikthehet sherri i vjetër

222
0
Shares

Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së Meardi Berberi, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Meardi Berberi është një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar 5 herë që nga vitit 2011. Ai u përfshi në sulmin me armë ndaj Hotel Volorek në 2020 në Pogradec dhe doli nga qelia pasi përfitoi prej amnistisë. Merad Berberi bashkë me Ilir Berberin, konsideroheshin si organizator të sulmit ndërsa në rolin e atentatorit ishte Anterio Kaloshi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY