“120 oficerë policie u shkarkuan nga Saimir Tahiri në 2013, 180 të...

“120 oficerë policie u shkarkuan nga Saimir Tahiri në 2013, 180 të tjerë u rekrutuan për plaformën e kanabisit”

131
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se moto e qeverisjes së PD ka qenë, zero tolerancë krimit. Edi Rama sapo erdhi në pushtet mbushi vendin me kanabis, tha Berisha ndërsa shpjegoi platformën e kanabisit të Rilindjes kur ministër ishte Saimir Tahiri.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Zero toleranca ndaj krimit të organizuar, siç jeni dëshmitarë ishte motoja e qeverisë së PD-së në vitet 2005-2013, moto me të cilën në 18 muaj u arrestuan, u vendosën para ligjit, të gjithë bosët dhe anëtarët e 200 e ca bandave dhe grupeve kriminale.
Ju kujtohet mirë, se jo vetëm që bosët nuk iknin dot, por u kapën, u arrestuan kudo që ndodheshin, në SHBA, Turqi, Suedi, Gjermani, Francë, Maqedoni dhe u vendosën para ligjit.
Ju jeni dëshmitar se drejtësia, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjykata përkatëse, një duzine prej tyre u dha burgim të përjetshëm dhe nuk pati asnjë dosje të shitur, nuk pati, asnjë rrjedhje informacioni, por u vendos ligji, siguria për jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë.
Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, betejën e parë nëse u kujtohet, e nisi Saimir Droga me Edi Ramën duke nxjerrë në liri 120 oficerë të Policisë Kriminale, që kishin arrestuar dhe zhdukur një e nga një bandat shqiptare në Shqipëri dhe kudo që ishin.
Pas largimit të tyre, vendin e mbuloi me një platformë zyrtare kanabisi.
180 oficerë madhorë dhe të dytë, të Policisë shqiptare u shndërruan në kriminelë. Ata u bënë taksidarët, rojet dhe taksidarë të parcelave të kanabisit nga Alpet gjer në Konispol, duke marrë për vete tarifën e tyre.
Krimi arriti të vendosë pushtetin e tij. Edi Rama liroi një e nga një nga burgjet të gjithë ata të dënuar për jetë nga drejtësia, duke përdorur Skapin e partisë dhe drejtësinë e re. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY