Pamjet e vendit ku i hodh pronari i Micro Credit Albania, dyshimet...

Pamjet e vendit ku i hodh pronari i Micro Credit Albania, dyshimet për vethelmim

587
0
Shares

Ndërsa drejtuesi i Micro Credit Albania i dha fund jetës sot një ditë pasi kompania e tij u sekuesteua nga prokuroria kanë dalë edje pamjet e pallatit nga ku ai u hodh sot në rrugën “Ramazan Shijaku”.

Olsi Ibro, 45 vjeç, kontrollonte deri dje bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Ibro “Micro Credit Albania”. Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Tiranës, ka vënë nën sekuestro preventive shoqërinë “Micro Credit Albania” si dhe “Final”.

Dyshohet se Olsi Ibro, pasi ka parkuar automjetin para pallatit në ndërtim, ku dhe kreu vetëflijimin, ka pirë helmin në makinë, është ngjitur lart dhe është hedhur, duke i dhënë fund jetës

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar çastet e fundit të jetës së pronarit të MCA, i cili ndërmori aktin e rëndë disa metra larg banesës së tij.

Një ditë më parë prokuroria e sekuestroi kompaninë MCA për “Mashtrim me pasoja të rënda të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY